Site icon Telegrafi

Rihanna në ishull privat po punon për albumin e ri

Rihanna (Foto: Caroline McCredie/Getty Images for Fenty Beauty by Rihanna)

Këngëtarja nga Barbados, Rihanna tash e një kohë është duke punuar në albumin e saj të ri.

Ajo është duke punuar në projekte të reja dhe sipas The Mirror, këtë gjë Riri po e bën nga një ishull privat të cilin e ka marrë me qira.

Tabloidi amerikan thotë se zeshkania ka regjistruar muzikë në një studio të stilit të artit në ishullin Oseea, i cili është në një grykëderdhje në Essex.

Ky ishull posedon një palestër, kinema, pishinë ku ekipi, miqtë dhe familja e saj mund të qëndrojnë. Ishulli kushton afro 25 mijë dollarë një ditë për të marrë me qira. Kjo është shumë por bukuroshja sipas Forbes  ishte zgjedhur muzikantja më e pasur femër në botë.

Një burim i tha The Mirror se 31-vjeçarja ishte e rrethuar me shoqëri ndërsa ajo po punonte në muzikën e saj të re, edhe pse albumi në përgjithësi nuk është fokusi i saj kryesor. “Rihanna ka ftuar familjen që të kalojë kohë me të ndërsa ajo punon,” shpjegoi më tej burimi.

Ky do të jetë albumi i saj i nëntë, i cili me gjasë do të quhet R9 dhe pritet që në fund të vitit ose në fillim të 2020 të jetë në duart e adhuruesve të këngëtares nga Barbadosi. /Telegrafi/

Exit mobile version