RiRi po vjen në ekranin e madh pranë jush, dhe kjo shumë më shpejt se sa mund të mendoni.
Gjatë një interviste për Q&A Slash Films, regjisori Peter Berg zbuloi se filmi i ardhshëm i tij do të jetë rreth jetës dhe veprës së Rihannës.
“Unë mendoj se ajo është një grua e re e jashtëzakonshme. Etika e punës, talenti, fati, shkathtësia, vizioni. Rihana është një grua me të vërtetë interesante dhe filmi do vijë për rreth një muaj e gjysmë, dy muaj”, tha regjisori.
Filmi u njoftua nga Deadline pak më shumë se dy vjet më parë dhe u përshkrua si një “film bashkëkohor”.
Sipas Rolling Stone, filmi i Bergut është planifikuar të shfaqet në kinema para dy vjetëve, por për shkaqe teknike është shtyrë deri në ditën e sotme.
Theksojmë se këngëtarja edhe më parë është shfaqur në filma hollivudian, por jo si një të tillë që flet karrierës së vetë.
Ndryshe, 30-vjeçaren më parë e kemi parë me role në filmat “The Clash”, “Ocean’s 8” e “Ready or Not”. /Telegrafi/