Rihanna është një prej këngëtareve më të mëdha që ka bota.
Ndonëse viteve të fundit nuk është shumë aktive në muzikë, karriera e saj është e mbushur me hite të cilat gjatë kanë ngelur në memorien e njerëzve.
Tani ajo është shumë e koncentruar në biznes, pasi tash e sa kohë promovon produktet e saj më të reja të linjës kozmetike, Fenty.
Rihanna është njëherësh edhe një prej personazheve më të ndjekur në botë në rrjetet sociale, teksa numri i atyre që ndjek është shumë i vogël.
Kureshtje të madhe te shqiptarët do të zgjonte fakti nëse ajo ndjek apo jo ndonjë nga shqiptarët në rrjetin social Instagram, kjo pasi jo të paktë janë tashmë shqiptarët që kanë bërë famë ndërkombëtare.
Ndryshe nga ç’mund të mendohet se mund të jenë: Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha, Rihanna në të vërtetë nuk ndjek asnjërën nga këto në Instagram.
Këngëtarja nga Barbadosi ka në listën e ngushtë të personave që ndjek në rrjetin social Instagram, vetëm aktoren e mirënjohur shqiptare Eliza Dushku.
Eliza njihet si aktorja e parë shqiptare që ka prekur Hollywoodin dhe ka arritur famë ndërkombëtarisht dhe si rrjedhojë ajo gëzon respekt nga një numër i madh figurash me rëndësi në industrinë e filmit dhe të muzikës.
Kujtojmë që vite më parë thuhej se Rihanna nuk kishte raporte të mira me Rita Orën, ani pse ishin pjesë e të njëjtit label, “Roc Nation”.
Ndërkohë, as me Bebe Rexhën Rihanna duket se nuk ka ndjekje, ndonëse ishte këngëtarja shqiptare ajo që kompozoi hitin e saj “The Monster”, të kënduar me reperin Eminem. /Telegrafi/