Koleksioni i ri i veshjeve të Rihannas pritet të jetë mjaft i kërkuar kur kihet parasysh reklama që ajo është duke i bërë.
Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në lansimin e linjës “Savage x Fenty”, ndërsa këngëtarja ka treguar se për çfarë veshjesh është fjala.
Ajo është paraqitur me të brendshme shumë atraktive duke paralajmëruar kështu linjën e re.
Sipas njoftimit që e shoqëron fotografinë, “Savage x Fenty” do të lansohet më 11 maj.
Në një intervistë të mëparshme për Vogue, ylli i muzikës pop ka folur në lidhje me frymëzimin prapa linjës së saj.
“Unë nuk kam një trup si një vajzë e Victoria’s Secret dhe akoma ndihem e bukur dhe me vetëbesim në të brendshmet e mia”, ka thënë ajo.
Rihanna ka theksuar se ajo është modelja më e mirë për këtë linjë të brendshmes, duke qenë se përfaqëson kontrollimin e plotë të ndjenjave dhe zgjedhjeve që bën.
“Përgjithësisht, i bën të gjithë të kuptojnë se topi është në fushën tënde”, ka thënë 30-vjeçarja. /Telegrafi/