Rihanna ndau dy fotografi mahnitëse nga fotosesioni i saj i ri me markën e njohur të valixheve “Rimowa”, të mërkurën.
Duke u shfaqur në bikini me ngjyrë të verdhë, Rihanna, 33 vjeç, shfaqi belin e tonifikuar, ndërsa pozoi para kamerës me një shkëlqim të zjarrtë në foton e parë të shpërndarë në Instagramin e saj, shkruan DailyMail.
Në një tjetër, ylli i muzikës u ul në pjesën e pasme të një makine ndërsa mbështeste dorën në një valixhe të madhe me ngjyrë të kuqe.
E veshur me bikini të guximshme nën një xhaketë shumëngjyrëshe të kombinuar me një kapelë me leopard, Rihanna dukej plot stil.
Bukuroshja nga Barbadosi, shihet gjithashtu me një palë xhinse me shumë ngjyra dhe mbante një nga valixhet e vogla të markës.
Miliarderja Rihanna – e cila ka një pasuri rreth 1.7 miliardë dollarë, përshtati pamjen me dy gjerdanë me rruaza.
Kjo paraqitje vjen pasi Rihanna vazhdoi festën të hënën në mbrëmje në një ‘after party’ që e organizoi vet ajo pas eventit Met Gala në New York.
Artistja e famshme ishte një ndër yjet që mori pjesë në ngjarjen e vonuar të këtij viti në Muzeun Metropolitan të Artit Modern, të anuluar në vitin 2020 si pasojë e pandemisë COVID-19.
Rihanna tërhoqi vëmendjen edhe gjatë parakalimit në tapetin e kuq, pasi u shfaq me një fustan të zi me mëngë të gjata. Këngëtarja e shtoi pamjen e saj me një kapele të ndërlikuar me rruaza.
Ajo u bashkua në natën më të madhe të modës nga i dashuri i saj, reperi, ASAP Rocky. /Telegrafi/