Site icon Telegrafi

Rihanna mbërrin me vonesë në Met Gala 2023, por gjithsesi arrin të rrëmbejë vëmendjen me dukjen glamuroze

Rihanna u shndërrua në një nuse të modës teksa mbërriti në Met Gala 2023 me dy orë vonesë me të dashurin e saj A$AP Rocky në New York City të hënën.

Këngëtarja 35 vjeçe bëri një mbërritje spektakolare në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit, shkruan DailyMail.

Veshja e nusërisë së yllit përmbante një bisht të madh të bardhë dhe një mbulesë të zbukuruar me trëndafila, me lule të fryra që zbukuronin mbulesën dhe trupin e yllit teksa ajo pozonte për fotografët.

Interpretuesja e hitit “Umbrella” më pas hoqi pjesën e sipërme të fustanit të saj të gjatë, ndërsa vazhdonte të pozonte në shkallët e famshme.

Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2023 me dukjen si princeshë, e veshur me fustanin ikonik të 'Chanel' dhe gjerdanin 100 karatësh

Fustani përmbante rripa në formë spageti dhe vuri në dukje barkun e saj të rrumbullakosur.

Ajo kishte një shkëlqim shtesë në pamjen e saj me një gjerdan diamanti dhe buzëkuq me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe sy të zbukuruar në mënyrë të çuditshme me qerpikë fals.

A$AP, 34 vjeç, kishte veshur një këmishë të bardhë, kravatë të zezë dhe xhaketë sportive, e shoqëruar me një fustan të veshur mbi xhinse.

Dyshja, të cilët kanë një djalë, 11 muajsh, dukeshin më se të dashuruar teksa mbanin duart e njëri-tjetrit në tapetin e kuq.

Lexo po ashtu Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Taika Waititi

DailyMail ka konfirmuar se Rihanna ishte më shumë se dy orë me vonesë, me disa nga të famshmit që tashmë po largoheshin nga eventi pasi ajo mbërriti. Organizatorët gjithashtu kishin filluar të largoheshin dhe të shkonin në organizime të tjera (aftër-party).

Këtë vit, tema e Met Gala ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”. Dizajneri i ndjerë gjerman ishte drejtori kreativ për një kohë të gjatë i markës “Chanel”. Ai u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare në vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version