Ylli shtatzënë ndau të hënën në Instagram fushatën e saj të dytë të xhiruar për “Louis Vuitton’s Men”, më pak se një javë pasi u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e parë të Pharrell ëilliams për shtëpinë franceze të modës.
Në foto, Rihanna shihet e veshur një xhaketë xhins, bluzë të vogël të bardhë dhe pantallona të shkurtra xhins.
35-vjeçarja e përfundoi ‘look’-un e saj me çizme me gëzof dhe një version të madh të çantës “Speedy” të mbuluar me logo të markës.
Rihanna ndau një vështrim të parë në fushatën e saj për burra të “Vuitton” në fillim të këtij muaji, duke postuar një imazh të saj me një pamje të ngjashme, ndërkohë që ekspozonte disa çanta “Speedy” me ngjyra të ndryshme.
Në shfaqjen debutuese të Pharrell për shtëpinë, ajo u përshtat me ASAP Rocky me xhinse nga koka te këmbët, me të dashurin e saj reper që veshi të njëjtat pantallona të shkurtra që Rihanna mban në reklamën e saj të fundit.
Këngëtarja është bërë e njohur për pamjet e saj të lehonisë, të cilat shpesh ekspozojnë linjat e saj.
Pas vizitës së saj në Paris për shfaqjen e Vuitton, ylli u nis për në Kanë, për të parë partnerin e saj Rocky duke performuar në një event për Spotify. /Telegrafi/