Site icon Telegrafi

Rihanna mahnit me një fustan mëndafshi ngjyrë kafe, në mes të Javës së Modës në New York

Rihanna bëri një paraqitje fantastike me një fustan mëndafshi, ndërsa doli gjatë Javës së Modës në New York gjatë fundjavës.

Bukuroshja 36-vjeçare, e cila kishte veshur një korse prej rrjete kristali në shfaqjen e Alaia – ishte veshur me copa të personalizuara Jawara Alleyne.

Pjesa e sipërme, të cilën fashionistja e vendosi mbi një korse ngjyrë kafe, i ra nga njëra shpatull dhe kishte mëngë tepër të gjata, shkruan DailyMail.

Nëna e dy fëmijëve, e cila ka djalin RZA dhe Riot me ASAP Rocky, mbante flokët e saj të errët me valë të ngushta dhe voluminoze që i binin mbi supe.

Ajo kishte aksesorë disa syze dielli të trasha “Phoebe Philo” dhe mbante një gjerdan të madh kryq Sabyasachi prej ari.

Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, e përfundoi ansamblin e saj me një palë taka Manolo Blahnik ngjyrë kafe me rripa.

Këpucët e saj ekspozonin pedikyrin e saj të bardhë, i cili koordinohej bukur me manikyrin e saj francez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version