Telegrafi

Rihanna me “look” të ri, bionde me flokë të drejta

Rihanna (Foto: Getty Images)

Rihanna është një ndër këngëtaret më të suksesshme ndërkombëtare dhe kjo bën që të përfolët tejet shumë edhe jeta private.

Këngëtarja amerikano-latine është duke mbajtur një numër ët koncerteve anembanë planetit tokë, por së fundi ka bërë edhe një ndryshim të vogël sa i përket ‘lookut’

Bukuroshja 30-vjeçare është kthyer tërësisht në bionde dhe i shkojnë pa masë saqë duket si një kukull Barbie.

Riri me flokë të drejta dhe me syze dielli, ka bërë një fotografi ‘selfie’ për të treguar ndryshimin me pamjen e re.

Theksojmë se gjatë tetë vjetëve të fundit ylli i hitit “Umbrella” ka bërë shpesh ndryshime në ngjyrën e flokëve duke përfshirë ngjyrën e kuqe, bionde platin dhe flokët rozë në 2014-n.

Lexo po ashtu Rihanna e tensionuar me miliarderin Hassan Jameel gjatë pushimeve në Meksikë

Ndryshe, Rihanna po vazhdon romancën me miliarderin Hassan Jameel, ku po kalon pushimet në rivierën meksikane. /Telegrafi/