Site icon Telegrafi

Rihanna lë pak vend për imagjinatë në promovimin e shfaqjes së tretë të “Savage X Fenty”

Ajo është truri pas një marke të njohur të veshjeve të brendshme.

Dhe Rihanna nuk kishte frikë të përdorte sensualitetin e saj femëror për të ngacmuar adhuruesit para shfaqjes së ardhshme të modës “Savage X Fenty Vol.3” në Instagramin e saj, shkruan DailyMail.

Këngëtarja dhe stilistja, 33 vjeç, dukej e mrekullueshëm në një veshje transparente ndërsa u tha 108 milionë ndjekësve të saj se si po ndihej para lansimit të shfaqjes.

Foto: Rihanna/Instagram

“Gjendja ime shpirtërore pasi dorëzova prerjen përfundimtare të shfaqjes Savage X Fenty tek Amazon Prime Video”,

Rihanna dukej magjepsëse në fustanin të shkurtër, i cili zbuloi dekoltenë aq shumë sa të zbulonte tatuazhin e saj ikonik nën gjoks.

Foto: Rihanna/Instagram

Duke theksuar më tej dekoltenë, këngëtarja e “Diamonds”  kompletoi paraqitjen me një gjerdan të varur në gjoksin e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Megjithëse pjesa e përparme e paraqitjes dukej tejet atraktive, Rihanna në imazhe të reja u kthye prapa për tu dukur edhe më tërheqëse dhe provokuese.

Foto: Rihanna/Instagram

Shfaqja e tretë e modës “Savage X Fenty” do të nisë këtë të premte (24 shtator), dhe do të përfshijë emra të njohur si: Nas, Daddy Yankee, BIA, Jazmine Sullivan, Ricky Martin, Normani dhe Jade Novah.

Në shfaqjen e modës nga Rihanna do të paraqiten edhe supermodelet Adriana Lima, Behati Prinsloo, Emily Ratajkowski, Gigi Hadid e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version