Rihanna ka kritikuar publikisht Snapchatin për një reklamë tejet ofenduese për këngëtaren.
Reklama që paraqitet në formë të një loje dhe që pyet përdoruesin nëse do të godasin Rihannan me shuplakë, apo të godasin me boks Chris Broënin, e ka rikthyer kujtesën te Riri e cila u rrah nga Chris në vitin 2009.
Tash është Riri ajo që ka reaguar vetëm pak pasi kompania Snapchat ka kërkuar falje për atë që quajti një gabim.
Rihanna reagoi me një postim në Instastory rreth kësaj çështje duke reaguar ashpër me ç’rast përmendi se janë ofenduar të gjitha viktimat e dhunës fizike.
Is it just me, or is this ad that popped up on my Snapchat extremely tone deaf? Like what were they thinking with this? pic.twitter.com/7kP9RHcgNG
— Royce Mann (@royceforatlanta) March 12, 2018
Snapchat edhe një herë ka kërkuar falje për këtë reklamë që shkakoi reagime në rrjetet sociale.
“Reklama ishte rishikuar dhe u aprovua si gabim, pasi i cënon rregullat e reklamimit. Ne e kemi larguar reklamën menjëherë fundjavën e kaluar në momentin që kemi qenë në dijeni të problemi. Na vjen keq për atë që ndodhi”, shkruan në një komunikatë të Snapchat.
— Roc Nation (@RocNation) March 15, 2018
Riri kishte pësuar keq nga rrahja e Chris Brown në vitin 2009, ngjarje e cila shokoi botën. /Telegrafi/