Telegrafi

Rihanna konfirmon albumin e ri për vitin 2019

Pothuajse tri vjet nga albumi i saj i fundit, duket se pritja ka marrë fund.

Rihanna do të lansojë albumin e saj të nëntë në karrierë në vitin 2019.

Riri i ka thënë një prej adhurueseve të saj në rrjetet sociale se pritja mund të marrë fund për album duke bërë kështu aludimin më të fortë.

(Foto: IPA/WENN.com)

“Kur po lansohet albumi? Mund të kemi ndonjë datë”, ka pyetur fansja, të cilës Riri i ishte përgjigjur: “2019”.

Producenti i saj vokal, Kuk Harrell, po ashtu ka konfirmuar se po punohet në krijime të reja muzikore.

“R9 është i mrekullueshëm. Është fantastik. Kaq di të them”, u shpreh producenti në rrejtet sociale.

Riri ka punuar më parë në dy albume të orientuara në pop dhe ‘dancehall’.

Albumi “R9” nga Riri do të jetë pasues i atij “Anti” i lansuar në vitin 2016 dhe që arriti vendin e parë në Billboard 200 dhe është certifikuar tri herë platinum. /Telegrafi/