Site icon Telegrafi

Rihanna kishte talent për dizajnë që në moshën 14-vjeçare, publikohen fotot e saj para famës

Vite para se të bëhej një sensacion këndimi dhe stiliste, Rihanna ishte vetëm një vajzë 14-vjeçare që shfaqte aftësinë për kreativitet në vendlindjen e saj, në Barbados.

Fotografitë e yllit të muzikës, Rihanna janë publikuar ku ajo shihet duke modeluar dhe dizajnuar kostume, shkruan DailyMail.

Dizajneri barbadian Anwar Muhammad, 72 vjeç, tha se Rihanna e ndihmonte atë të krijonte stile për një festival rrugor, kur ajo ishte “thjesht Robyn”.

Foto: BackGrid

Edhe në moshë të re, Muhamedi tha se Rihanna ishte e destinuar të ishte numri një.

Foto: BackGrid

Muhamedi tha se Rihanna dhe miqtë e saj do të vizitonin studion e tij në Roberts Road, Haggatt Hall, St Michael për ta ndihmuar atë të krijojë kostume për Crop Over.

“Të them të drejtën nuk do të them që kam luajtur një rol të madh në karrierën e saj, por jam shumë krenar me të. Mendoj se dizajnet e saj janë një tjetër nivel dhe thjeshtë jam i lumtur që e kam parë potencialin e saj vite më parë”, u shpreh Anwar.

Foto: BackGrid

Ai ndau foto të 33-vjeçares duke punuar në dizajnë me shoqet e saj, nga një libër që ai e ruan prej vitesh.

Foto: BackGrid

Anwar u takua me Rihannën 19 vite më parë derisa po realizonin fotografitë për ditët sportive të shkollës së saj, The Combermere School.

Ylli i muzikës që së fundi u bë miliardere, shpesh herë i referohet vendit të saj të lindjes në këngë dhe videoklipe , duke treguar me krenari prejardhjen e saj nga Barbadosi. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Foto: Patrick McMullan
Exit mobile version