Telegrafi

Rihanna: Këta dy sportistë i kam ‘shfrytëzuar’ vetëm për seks! (Foto)

Drake dhe Rihanna i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ditë më parë pasi që reperi ka nisur një romancë me të re.

Rihannën gjithashtu ka qenë publikisht në lidhje edhe me reperin tjetër Chris Brown.

Rihanna dhe Karim Benzema në një lokal nate në Madrid

Por, këngëtarja ka pohuar se ka pasur në jetë edhe dy partner, por të cilët i ka shfrytëzuar vetëm për seks, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për futbollistin francez të Real Madridit, Karim Benzema dhe pilotin e skuderisë së Mercedesit në Formula 1, Lewis Hamilton.

“Me Benzeman dhe Hamiltonin kam bërë vetëm seks dhe nuk kemi pasur asnjë romancë”, ka pohuar Rihanna për mediat amerikane duke mos zbuluar më shumë detaje.

Ndryshe, këngëtarja 28-vjeçare është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat i do ti publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Rihanna dhe Lewis Hamilton pas një darkë në New York