Telegrafi

Rihanna: Jeta ‘single’, ta shpif

Krijuesja e hitit “Only Girl” së fundmi është spekuluar se është në lidhje me Colin Farrell, ndërsa ishte thënë se mund të jetë në lidhje me boksierin britanik Dudley O’Shaughsney. Megjithatë, Rihanna shuan këto spekulime në një intervistë për revistën Vogue.

“Më duhet një rrugëdalje sepse kjo punë është shumë për mua. Është gjemb në prapanicë të lodhesh së punuari dhe të mos kesh askënd pranë teje në shtrat. Por, kjo nuk ka sens nëse e fillon dhe e ndal pas pak kohës, kështu që nuk dua të nxitohem”, deklaroi Rihanna. /Telegrafi/