Këngëtarja Rihanna edhe njëherë ka arritur të shndërrohet në fokusin e mediave ndërkombëtare lidhur me ngjarjet në jetën e saj.
Kjo, pasi besohet se 30-vjeçarja i ka dhënë fund lidhjes me miliarderin nga Dubai, Hassan Jameel.
Burimet për “Media Take Out News” kanë raportuar te revista “Elle”, se Rihanna ka marrë këtë vendim, kjo pasi ajo nganjëherë lodhet nga meshkutj dhe do privatësinë.
Duket se një ndarje e tillë i ka lënë të mërzitur të dy, pasi shumë rrallë ata shihen aktivë edhe në rrjetet sociale.
Herën e fundit kur dyshja janë fotografuar bashkë ka qenë në janar të vitit të kaluar.
Përndryshe, ata janë munduar vazhdimisht që ta mbajnë hermetike lidhjen e tyre, duke mos publikuar asnjë imazh së bashku.
Kanë qenë paparacët ata që kanë zbuluar këtë fotografi, përmes fotografive në të cilat kanë kapur çiftin.
Ndërkohë, ajo çfarë i ka bërë fansat të habiten lidhur me këto thashetheme, ka qenë fakti se këngëtarja e hitit “Lemons”, e kishte konfirmuar lidhjen e saj javë më parë në një intervistë për revistën “Vogue”. /Telegrafi/