Kishim kohë që prisnim një tjetër bashkëpunim nga këngëtarja, Riri së bashku me brendin sportiv “Puma”.
Rihanna sapo ka bërë të ditur përmes Instagramit se koleksioni Pranverë/Verë 2017 do të dalë shumë shpejt, dhe nga fotoja duket tepër interesant.
Ndërkohë linja e këpucëve FENTY X PUMA do të jetë e vlefshme nga data 9 Mars.
Kujtojmë që koleksioni i parë që ajo realizoi me firmën prestigjoze të veshjeve sportive, ishte një sukses i jashtëzakonshëm, ashtu sikurse ishte dhe prezantimi i koleksionit përmes një sfilate të mbajtur në kryeqytetin e modës në Paris. /inTV/Telegrafi/