Ajo është një nga muzikantet dhe sipërmarrëset më të njohura në botë. Por duket se dikush tjetër ndan ngjashmëri të madhe me Rihannën.
Muzikantja dhe sipërmarrësja 31-vjeçare ndau një foto të martën në rrjetet sociale, duke treguar një vajze të vogël e cila ngjan shumë me të, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja shkroi në mbishkrimin e fotografisë se “pothuajse e rrëzoi telefonin e saj kur pa sozinë e saj”.
Fotoja e vajzës ishte postuar nga nëna e saj me profilin @iambriakay_ në Instagram, e cila është nga Briaaa.
Vajza e vogël ishte veshur me një fustan të bardhë me lule dielli.
Nëna e vajzës ndau me ndjekësit edhe disa fotografi të tjera të vajzës në rrjetet sociale, të cilat më pas filluan ta zbehin ngjashmërinë e saj me Rihannën.
Megjithatë, fotografia e parë bëri që edhe vet këngëtarja nga Barbadosi të befasohet shumë me vajzën, e cila i ngjason aq shumë. /Telegrafi/