Telegrafi

Rihanna flirton me reperin ASAP Rocky gjatë një interviste për ‘Vogue’

Ajo u përfol për një lidhje me reperin ASAP Rocky në muajin janar.

Dhe Rihanna së fundmi ka qenë pjesë e një interviste me artistin 31 vjeçar në revistën Vogue.

Këngëtarja 32 vjeçare pranoi disa pyetje nga Rocky në një video të postuar nga Vogue të mërkurën, ku dyshja u shfaqen shumë të lumtur me praninë e njëri-tjetrit.

Rihanna (Foto: YouTube)

Derisa Riri solli linjën e saj të re për lëkurë muajin e kaluar, Fenty Skin, reperi – emri i vërtetë Rakim Athelaston Nakache Mayers – i kërkoi asaj që të përshkruaj llojin e saj të lëkurës.
“Lloji im i lëkurës është po aq i komplikuar sa janë burrat”, theksoi ajo.

Asap filloi lëshoi një buzëqeshe ndërsa Rihanna – emri i plotë Robyn Rihanna Fenty – vazhdoi: “Po, nuk ishe gati për këtë sepse gjithmonë përpiqesh të thuash që gratë janë të ndërlikuara”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

“Kam kaluar nëpër ndryshime të shumta të lëkurës brenda një periudhe, duke filluar nga aknet. Mirëpo, kam mësuar shumë”, tha ajo.

Duke qenë se Rocky ishte një nga modelët në promovimin e Fenty Skin, ASAP Rocky e pyeti se cila ishte pjesa më e vështirë e të punuarit me të dhe më pas u përgjigj sërish vetë: “E di se cila është, të mos qeshje tërë kohën”.

Pas kësaj interviste, fansat aluduan se ka diçka më shumë mes dyshes – megjithëse mbetet të shihet. /Telegrafi/