Telegrafi

Rihanna festoi inaugurimin e Biden me një fotografi ku shfaqet duke hedhur thasë me mbeturina

Si shumë yje të Hollywood-it, edhe Rihanna ka festuar për inaugurimin e presidentit Joe Biden.

Të mërkurën, këngëtarja dhe mogulja e modës ndau një fotografi në rrjete sociale të realizuar me Harper’s Bazaar shatorin e kaluar.

Në imazh, Rihanna shfaqej duke mbajtur dy thasë me plehra.

Rihanna (Foto: Baazar)

Për dukjen unike, 32 vjeçarja zgjodhi një triko blu në të cilën shkruante ‘t’i jepet fund racizmit me çdo mjet të nevojshëm’ ndërsa në pjesën e poshtme mbante dantella të zeza të tejdukshme.

Ajo e kompletoi pamjen me syze dielli dhe bizhuteri diamanti, përfshirë edhe gjerdanë rreth qafës.

“Thjesht jam këtu për t’iu ndihmuar, ne e realizuam atë Joe”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Rihanna ndërkohë ka qenë një kritike e madhe e ish-presidentit Donald Trump.

Në vitin 2019, ajo deklaroi se ‘qenia njerëzore më e sëmurë mendore në Amerikë duket se është presidenti”.

Ditën e djeshme (e mërkurë) Joe Biden u betua si presidenti i ri i Amerikës dhe Kamala Harris si zëvendëspresidentja e parë grua dhe me ngjyrë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images