Këngëtarja e njohur Rihanna kohëve të fundit ka qenë shumë pak aktive në muzikë.
Arsyeja e gjithë kësaj mendohet të jetë shtatzënia e saj, të cilën ajo e ka mbajtur të fshehtë.
Faktin se ajo mund të jetë shtatzënë, e konstatojnë edhe disa fotografi të fundit në rrjetet sociale, të cilat shfaqin këngëtaren teksa endet me barkun e rrumbullakosur.
Madje ajo shihet duke mbajtur duart para barkut për të fshehur realitetin
Komentuesit në rrjetet sociale vazhdimisht janë shprehur se ajo është shtatzënë kur kanë parë këto imazhe. /Telegrafi/