Telegrafi

Rihanna është ndjerë si klloun në fustanin ikonik të veshur në Met Gala 2015

Edhe Rihanna ka pasiguri të modës ndonjëherë.

Ylli i muzikës pop dhe mogulja e bukurisë, 32-vjeçare, u cilësua si një nga personazhet me veshjen më të mirë në “Met Gala 2015”, kur ajo ‘goditi’ tapetin e kuq në një fustan të verdhë të dizejnuar nga stilisti kinez, Guo Pei.

Duke u shfaqur me një model të veçantë me lesh e të gjatë, ylli i “Umbrella” ishte pa dyshim me një nga pamjet ikonike të të gjitha kohërave.

Rihanna në “Met Gala 2015” (Foto: Getty Images/Guliver)

Por gjatë një interviste me “Access Hollywood” për të promovuar linjën e saj të re “Fenty Skin” të mërkurën, Rihanna zbuloi se veshja i paraqiti mjaft probleme.

“Atë natë, koreografia e hyrjes në makinë dhe dalja, si duhej të qëndroja”, filloi ajo. “Kush ulet te dera? Ku shkon palltoja? Ku mund të rri?”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

“Mbaj mend që kisha frikë aq shumë sa të dilja nga ajo makinë sepse ndjehesha si: Unë jam duke bërë shumë. Dhe unë isha si ‘Oh Zot, un jam një klloun. Njerëzit do të qeshin me mua. Kjo është shumë. Dhe në fund të fundit, unë isha si të dalë ku të dalë. Nuk pendohem për atë”, theksoi krijuesja e “Fenty”.

Rihanna në “Met Gala 2015” (Foto: Getty Images/Guliver)

Sigurisht, e gjithë kjo dukje u komentua dhe është bërë ‘meme’ në rrjetet sociale.

“Tigan me vezë? Legjendë, legjendë”, ishin ndër komentet e fansave. /Telegrafi/

Rihanna në “Met Gala 2015” (Foto: Getty Images/Guliver)