Site icon Telegrafi

Rihanna është e lumtur për lidhjen me miliarderin Hassan Jameel ndërsa flet për mëmësinë

Ne të gjithë e dimë politikën e Rihanna-s kur është fjala për marrëdhënien e saj me biznesmenin e njohur saudit, Hassan Jameel – sa më pak njerëz të dinë aq më mirë për të.

Këngëtarja nuk shfaqet asnjëherë në tapetin e kuq e as nuk poston foto me të dashurin e saj, dhe citimet për të janë gjithnjë më të pakta. Ndoshta sa më larg syrit të publikut është ajo që i mban ata të qëndrueshëm.

Teksa u shfaq në kopertinën e revistës Vogue, Riri ka folur për një moment të rrallë dhe mjaft të sinqertë kur flasim për jetën e saj private.

Rihanna (Foto: ANGELA WEISS/AFP/GETTY IMAGES)

Gjatë intervistës, fotot e Rihannas, Jameel dhe nënës së saj në një takim në Santa Monica, California, qarkulluan në internet dhe për këtë ylli nga Barbados tregon të vërtetën. “Po, unë jam duke u takuar me të”, ka thënë ajo. “Unë në fakt jam në një marrëdhënie që një kohë dhe po shkon vërtet mirë, kështu që unë jam e lumtur”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Nuk janë të gjitha! Kur bëhet fjalë për mëmësinë, Rihanna tha se “pa dyshim” do të donte të kishte fëmijë.

Gjatë një videoje me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, themeluesja e Fenty Beauty u mahnit kur u pyet nëse ajo do të “dëshironte të bënte një fëmijë së shpejti”.

“Unë nuk mendoj vërtet për gjëra të tilla”, thotë Rihanna. “Plani i Zotit. Por, më pëlqen që të presim të gjitha thashethemet e shtatzënisë pas kësaj video”. /Telegrafi/

Exit mobile version