Site icon Telegrafi

Rihanna emocionon me fjalimin e saj në NAACP Image Awards

Ylli nga Barbados, Rihanna, së fundmi u vlerësua për punën e saj filantropike nga “NAACP Image Awards” në Pasadena, Kaliforni, të shtunën.

Ajo është shpërblyer për punën e saj në ndihmë të fondeve dhe organizatave të bamirësisë, si Raisin Malawi, UNICEF apo fondacionin Clara Lionel.

Mogulja e bukurisë dhe interpretuesja e mrekullueshme mahniti me fjalimin e saj, ndërsa çdo fjalë e saj u duartrokit nga e tërë audienca e po ashtu edhe nga fytyrat e famshme publike.

Rihanna (Foto: Paras Griffin/Getty Images for BET)

“Sot s’jemi këtu për mua, sepse çështja është me e madhe se unë. Jam me fat që kam qenë në gjendje të themeloj fondacionin Clara Lionel në vitin 2012. Në ka një gjë që kam mësuar është se mund ta rregullojmë botën së bashku, nuk mund të veprojmë të ndarë. S’kam fjalë për ta përshkruar rëndësinë që të jemi bashkë. Nëse ti ke një problem, nuk është problemi im, por është problemi i një guaje, i një njeriu me ngjyrë, i një njeriu të varfër. Sa prej jush kanë miq dhe kolegë të sekseve të ndryshme, kombësisë, ngjyrës, besimit fetar? Ngrini duart. Epo, është edhe problemi i atyre gjithashtu”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Ajo e përfundoi fjalimin e saj të fuqishëm duke e falënderuar NAACP dhe duke iu treguar të gjithëve se ‘Imagjinoni se çfarë mund të bëjmë së bashku’.

“NAACP Image Awards” është një ceremoni e ndarjes së çmimeve për përparimin e njerëzve me ngjyrë në fusha si muzika, kinematografia, televizioni dhe letërsia.

Rihanna (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Siç raportohet, Rihanna deri më tani ka arritur të grumbullojë miliona dollarë për të lehtësuar situatat pas katastrofave natyrore si edhe ka kontribuuar për politikat e edukimit.

Për gjithë këto përpjekje, ajo ishte nderuar në vitin 2017 nga Harvard si “Humanitarja e Vitit”. /Telegrafi/

Exit mobile version