Rihanna është kujdesur që të vë në pah edhe një herë atraktivitetin e saj përmes një seti të ri fotografik.
Këngëtarja e muzikës pop është veshur me një fustan rozë të dizajnuar nga Nina Ricci që vë në pah figurën e saj trupore.
Për më shumë në pjesën e gjoksit, ajo nuk mban jelekë, ashtu që i shihen gjinjtë nën fustan.
“Kur ndihesh sikur të shikojnë”, shkruan në përshkrimin e njërës prej fotografive.
Këtë veshje, 29-vjeçarja e ka kombinuar me take, po ashtu ngjyrë rozë.
Fotografitë vijnë pasi këngëtarja ka deklaruar se i pëlqen që vazhdimisht ta ndërrojë stilin e saj.
Ajo ka theksuar se nuk është e përcaktuar edhe në rrobat që zgjedh t’i veshë. Herë vishet ngushtë, e herë shumë gjerë. /Telegrafi/