Rihanna shfaqi dekoltenë e saj me një fustan ngjyrë rëre në një event të lançimit të markës së saj Fenty Beauty në LA të premten.
Këngëtarja miliardere, 36 vjeçe, përputhej me sfondin e ngjarjes për të promovuar produktin më të fundit të kompanisë së saj.
Duke treguar dekoltenë e saj që binte në sy, Rihanna veshi fustanin i cili kishte një korse të ngushtë dhe një fund elegant midi.
Ajo e kombinoi fustanin me bizhuteri dhe taka nudo me dantella të cilat i mbështjellën këmbë, shkruan DailyMail.
Rihanna e përfundoi dukjen e saj me pedikyrin e saj të famshëm të bardhë dhe një parukë luksoze bionde të cilën e ndau anash.
“Fenty Beauty”, e themeluar në vitin 2017, njoftoi shtimin e fondacionit Soft’Lit Naturally Luminous Longwear në gamën e tyre. /Telegrafi/