Rihanna është prej atyre artisteve që nuk mund të kontestohen.
Bukuroshja nga Barbados ka treguar edhe një herë anën e saj të bukur dhe sensuale.
Këngëtarja është shfaqur joshëse në një varg të imazheve të publikura në Instagram ku ajo duket topless.
Në këto postime ajo promovon linjën e saj të fundit të bukurisë, Fenty Beauty.
“Vetëm edhe pesë ditë”, ka paralajmëruar këngëtarja teksa po rivalizon yje të mëdha si Kim Kardashian që po ashtu ka promovuar linjën e saj të bukurisë.
Riri prej kohësh është distancuar nga muzika në një përpjekje për t’u zgjeruar në biznes.
Ajo edhe pse nuk lansoi album të ri, ishte artistja më e dëgjuar në Amerikë për vitin e kaluar. /Telegrafi/