Artistja me famë ndërkombëtare, Rihanna, dje (e shtunë) ka festuar ditëlindjen e saj.
Ajo ka mbushur 33 vjet, ndërsa një pjesë të madhe të jetës ajo ia ka kushtuar muzikës dhe paraqitjeve skenike.
Derisa është aktive në rrjete sociale duke ndarë imazhe dhe fotosesione të reja, Riri nuk zgjodhi të ndajë urimet apo fotografi tjetër.
Postimi i fundit i saj ishte para dy ditësh, kurse fansat në profilet e tyre nuk lanë pa uruar artisten e tyre.
Sidoqoftë kësaj, Rihanna ka karrierë të bujshme në industrinë muzikore, ndërsa tani ka sfiduar veten edhe në biznes.
Distancimi i saj me realizimin e projekteve ka ardhur për arsyen se, Rihanna po merret më shumë me linjën e re të të brendshmeve.
Theksojmë se përpos këtyre, ajo njihet edhe për shpërndarjen e mjeteve financiare, për persona në nevojë. /Telegrafi/