Telegrafi

Rihanna dhe Nicole Kidman me veshje të Jean Paul Gaultier

Për këtë vit në tapetat e kuq kërkohej tualete nga Jean Paul Gaultier Ai gjithmonë ka qenë i kërkuar t’i vesh yjet më të mëdha të Hollywood-it si në filmat, ashtu edhe për rastet e tyre speciale. Megjithatë, ky vit ishte i veçantë.

Rihanna dhe Nicole Kidman për ndarjet e çmimeve të sivjetshme “Grammy” zgjodhën të veshin fustane nga Jean Paul Gaultier nga koleksioni i tyre pranverë-verë 2011. Koleksioni i tij për “modë të lartë” me siguri është nga koleksionet më të mira që paraqitën tualete të mbrëmjes, shokante, njëkohësisht edhe të bukura për në tapetin e kuq.

Prandaj, me përfundimin e javës së modës në Nju Jork së shpejti do të dimë çfarë planifikohet të jetë trend për këtë vjeshtë, më mirë është që në kohë të njihemi me koleksionet pranverë-verë./mnogoo/telegrafi/.