Telegrafi

Rihanna dhe ASAP Rocky shtojnë dyshimet se janë martuar në fshehtësi

Rihanna dhe ASAP Rocky po nxisin thashethemet për martesë pasi ai iu referua këngëtares shtatzënë si “gruaja” e tij.

Reperi i bëri thirrje publike themelueses së “Fenty Beauty” gjatë koncertit të tij Spotify në “CannesLiones Festival” 2023 të mërkurën mbrëma.

“Do të doja t’ia kushtoja këtë këngë gruas sime të bukur që ndodhet në ndërtesë”, tha Rocky.

Foto: SplashNews.com

Rihanna, e cila u pa e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, më pas i buzëqeshi atij nga seksioni VIP, shkruan PageSix.

Deklarata e artistit të “1 Train” tërhoqi vëmendjen e fansave të cilët filluan të spekulonin nëse çifti ishte martuar fshehurazi.

Pra, ASAP dhe Rihanna janë të martuar? një fans shkroi të enjten në Twitter në përgjigje të raportit tonë.

Lexo po ashtu Rihanna rishkruan rregullat se si të promovohen orët luksoze, shfaqet me një të tillë si qafore

“Prisni, Rihanna dhe ASAP Rocky mund të jenë martuar? Dhe nuk na treguan?”, shkroi një person i dytë.

“Më duket sikur Rihanna dhe ASAP u martuan privatisht”, sugjeroi një i tretë.

Kjo nuk është hera e parë që Rocky, 34 vjeç dhe Rihanna, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, kanë nxitur spekulime për martesën.

Në maj, këngëtarja e “Rude Boy”, 35 vjeç, ndau foto nga paraqitja e çiftit në Met Gala 2023.

Ajo kishte veshur një fustan të përpunuar “Valentino”, ndërsa ai një kostum Gucci dhe një mini-fustan të veshur me xhinse.

“Përshëndetje për festën e nuses”, kishte shkruar Rihanna sipër imazheve.

Rihanna dhe Rocky filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë në janar 2022.

Çifti mirëpriti djalin e tyre , emri i të cilit është RZA Athelston Mayers , më 13 maj 2022, në Los Angeles.

Në shkurt, Rihanna zbuloi se ishte përsëri shtatzënë kur debutoi barkunnë rritje gjatë shfaqjes së saj në Super Bowl. /Telegrafi/