Rihanna dhe ASAP Rocky u panë të rraskapitur teksa darkonin në Beverly Hills të enjten mbrëma, pas një dite të gjatë në gjyqin e reperit.
Çifti, i shoqëruar nga ekipi i sigurisë, u përpoq të mbante një profil të ulët.
Këngëtarja, 36 vjeçe, kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë dhe elegante me tone të errëta, ndërsa Rocky, gjithashtu 36 vjeç, mbante veshur një kostum të zi me këmishë të bardhë, shkruan DailyMail.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, përballet me akuza për sulm me armë zjarri ndaj ish-mikut të tij ASAP Relli, i cili pretendon se Rocky e ka kërcënuar dhe qëlluar gjatë një debati në vitin 2021.
Gjatë gjyqit, mbrojtja e Rocky-t argumentoi se arma ishte një pistoletë fillestare që gjuante bosh, ndërsa prokurorët prezantuan prova të reja, përfshirë pamje survejimi dhe audio të të shtënave.
Nëse shpallet fajtor, Rocky mund të përballet me deri në 24 vjet burg.
Pavarësisht situatës së vështirë, ai dhe Rihanna po qëndrojnë të bashkuar, duke u fokusuar te familja e tyre dhe dy djemtë e vegjël, RZA dhe Riot. /Telegrafi/