Rihanna dhe Asap Rocky po kalojnë një kohë të mirë bashkë.
Këngëtarja 33 vjeçare dhe reperi i “Sundress”, 32 vjeçar, nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa filmuan një projekt të ri së bashku të shtunën pasdite (10 korrik) në New York.
Për ditën e tyre tw xhirimeve, Rihanna u shfaq me një pallto të gjatë dhe pantallona të gjera kafe, ndërsa Rocky veshi një xhaketë dhe xhinse të zeza të shoqëruara me një kapelë bardh e zi.
Tani për tani, është e paqartë se për çfarë po punojnë çifti aktualisht.
Në fillim të kësaj jave, të dy u panë duke shkuar drejt studios së bashku.
Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim se çfarë do na sjellin dyshja e famshme botërore.
Reperi amerikan ka shpallur romancën e tij me këngëtaren gjatë vitit që lamë pas.
Ai e ka përshkruar atë si ‘dashurinë e jetës’ në një intervistë. Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në 2013 kur artisti e kishte mbështetur yllin nga Barbados në ‘Diamonds Worl Tour’. /Telegrafi/