Rihanna dhe ASAP Rocky u shfaqën plot stil duke u veshur të dy në të zeza, teksa po largoheshin nga hoteli Mercer në New York.
Këngëtarja 35-vjeçare ishte me një veshje të gjerë që përmbante një këmishë të zezë të rrudhosur dhe pantallona po ashtu të gjera nga brenda.
Ylli, e cila sapo nënshkroi një marrëveshje për Lojërat Olimpike të Parisit përmes markës së saj “Fenty Beauty” shfaqi sytjenat e saj të zeza ndërsa njëra anë e sipërme i ra nga supi.
Sipërmarrësja miliardere shtoi diamante, teksa mbante një palë vathë të mëdhenj me shkëlqim, një gjerdan të shkëlqyeshëm.
Ndërkohë, partneri i saj, iu përshtat asaj, me një pallto dhe pantallona të zeza, me një këmishë të bardhë dhe një kravatë të kuqe poshtë.
Dyshja gjithashtu vendosën të dy syze dielli.
Rihanna theksoi lëkurën e saj natyrale të mrekullueshme me grim të thjeshtë. /Telegrafi/