Ata kanë qenë pothuajse të pandashëm që kur romanca e tyre u ndez vitin e kaluar.
Dhe Rihanna dhe i dashuri i saj, ASAP Rocky ishin sërish bashkë në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërsa dolën për një darkë në restorantin e famshëm të Harlem’s “El Puerto Seafood”, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 33-vjeçare dhe reperi 32-vjeçar dukeshin të dy me humor të mirë ndërsa ndalonin për të biseduar me disa fansa jashtë në orën 3:00 të mëngjesit.
Rihanna në veçanti ishte në një humor të shkëlqyeshëm teksa shihet e buzëqeshur gjatë gjithë kohës ndërsa mbante duart me Rocky.
Ajo dukej me stil, por lozonjare në një xhaketë të trashë të zezë prej lëkure Prada me pantallona lëkure që përputheshin.
Rihanna në një moment la darkën e saj për të biseduar me disa fansa jashtë restorantit dhe për të dhënë disa nënshkrime.
Rikujtojmë që dy yjet e muzikës në fillim të javës debutuan si çift në ngjarjen e modës Met Gala.
Në event Rihanna ishte veshur me një fustan pallto Balenciaga me një kapelë dhe xhevahire vezullues, ndërsa Rocky ishte e mbuluar me një mbulesë blu, të kuqe dhe të verdhë si jorgan.
Më vonë, ai hoqi batanijen e dizajnuar nga ERL për të treguar veshjen e tij elegante.
Çifti janë miq prej vitesh, por vetëm vitin e kaluar filluan romancën e tyre. /Telegrafi/