Site icon Telegrafi

Rihanna dëshiron të bëhet nënë

Rihanna (Foto: Caroline McCredie/Getty Images for Fenty Beauty by Rihanna/Guliver)

Këngëtarja nga Barbados, Rihanna, së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës Interview. Ajo në këtë intervistë ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe nga ajo profesionale.

Ndonëse është në lidhje me biznesmenin Hassan Jameel, 31-vjeçarja pohon se në të ardhmen dëshiron të ketë edhe fëmijë. “Unë dëshiroj të bëhem nënë më shumë se çdo gjë në jetë”, ka thënë Riri.

Rihanna (Foto: Instagram/badgalriri)

Rihanna tutje flet edhe për albumin e saj të ri që pritet të lansohet së shpejti, pasi ka pauzuar tash e një kohë në muzikë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

“Jam duke punuar. Jam shumë e lumtur që ka shumë materiale deri tani por nuk do ta nxjerr atë derisa ta përfundoj. Nuk ka kuptim të nxitoj. Edhe nëse nuk kam kohë për të xhiruar ndonjë video, do ta publikoj albumin”, ka theksuar Rihanna.

Para pak ditëve zeshkania është parë me të dashurin e saj, Hassan Jameel, duke kaluar disa ditë të mira pushimi së bashku. Çifti zgjodhën si destinacion brigjet e Italisë, gjersa janë përcjellë vazhdimisht nga paparacët. /Telegrafi/

Exit mobile version