Ajo zgjodhi disa prej emrave më të njohur në botën e showbizz-it për të debutuar linjën e saj të re në shfaqjen e tretë të “Savage X Fenty”, në Los Angeles, të enjten (23 shtator).
Dhe Rihanna, u kthye në ‘rrënjët’ e saj për të regjistruar muzikë të re në studion e saj në New York, të premten (24 shtator), për të përgatitur albumin e saj të nëntë, shkruan DailyMail.
Miliarderja u fotografua në rrugën drejt studios, teksa përveç stili të saj të veshës, vëmendjen mori edhe një deklaratë politike që shkruante në bluzën e saj të bardhë, të cilën e kombinoi me një palë xhinse dhe çizme ngjyrë ari.
“Mendo derisa është ende legale”, shkruante në një mbishkrimin e bluzës së yllit nga Barbadosi, e cila bën zhurmë sa herë që deklarohet për një çështje.
33-vjeçarja kombinoi dukjen me një çantë të bardhë dhe aksesor të vendosur në qafë, dhe duar.
Rihanna ka qenë në fokus të medieve këto ditë pas lansimit të shfaqjes “Savage X Fenty Vol.3”, me shumë emra që morën pjesë si: Cindy Crawford, Irin Shayk, Gigi Hadid, Emily Ratajkowski, Nas, Ricky Martin dhe Normani.
Ylli i hitit “Work”, e cila po punon për albumin e ri, ka thënë për AP se ky album do të jetë shumë më ndryshe se çdo projekt i lansuar më parë nga ajo.
“Mos pritni të jetë diçka që e keni dëgjuar më parë. Vendoseni këtë në mendje. Çfarëdo që dini për Rihannen nuk do të jetë ajo që do të dëgjoni këtë herë”, ka paralajmëruar artistja e famshme.
Rihanna ka pauzuar në muzikë duke u fokusuar te linja e saj e kozmetikës dhe të brendshmeve “Fenty”. Albumi i saj i fundit “Anti” u publikua në vitin 2016. /Telegrafi/