Këngëtarja e njohur dhe tejet e dashur për publikun Rihanna, së fundmi ka tërhequr vëmendjen me çorapet e saj.
Ajo ka postuar një fotografi ku duket tejet seksi dhe ka të veshura çorape të brendit Gucci që kushtojnë hiç më pak se 1,340 dollarë.
Këto çorape janë të bardha dhe kanë të qëndisura kristale.
Rihanna i kishte kombinuar me një palë papuçe të bardha, transmeton Klan.
Ndryshe, Riri u shpall artistja më e dëgjuar në botë në Spotify, edhe pse nuk publikoi album.
Ajo vazhdon të jetë ‘single’ përkundër spekulimeve të shumta për jetën private.
Riri konsiderohet ikonë stili dhe krenaria e Barbadosit.