Ylli nga Barbados, Rihanna, është bërë me shtëpi të re.
Mogulja e bukurisë bëhet e ditur se ka investuar 13.8 milionë dollarë për një pallat në Beverly Hills, Kaliforni.
Në këtë lagje banon edhe bashkëpuntori i saj, Sir Paul McCartney si dhe Madonna, e cila mori një shtëpi me qira gjatë pandemisë.
Shtëpia është ndërtuar fillimisht në vitin 1930, që më parë ishte në pronësi të Mary Sheldon, vajzës së krijuesit të “Dream of Jeanie”, Sidney Sheldon.
Në vitin 2016, Sheldon i shiti shtëpinë sipërmarrësit dhe investitorit Daniel Starr për 4.3 milionë dollarë.
Vitin e kaluar, prona u nxor në shitje për 15 milionë dollarë, gjersa këtë vit shihet se ka pasur një rënie të dukshme.
Rezidenca prej 7,600 metrash katrorë përmban një skulpturë gjigante të demit të zi, me një oborr të mahnitshëm, tarracë, pishinë dhe shumëçka tjetër.
Kjo është larg vendbanimit aktual të Rihannas, pasi ka të paktën katër shtëpi të tjera shumëmilionëshe, duke përfshirë një në Hollywood Hills, një në Barbados dhe një në Los Angeles.
Rezidenca e saj kryesore është në rrokaqiellin “The Century” të Century City. /Telegrafi/