Këngëtarja e njohur botërore Rihanna, u përball me një humbje shumë të rëndë ditëve të fundit.
Asaj iu nda nga jeta kushëriri i saj, Tavon Kaiseen Alleyn, me të cilin kishte qenë shumë e lidhur.
29-vjeçarja e ka nderuar të ndjerin, i cili vdiq vetëm një ditë pasi festuan Krishtlindjet së bashku.
E njëjta ka publikuar një fotografi të sajën me kushëririn Alleyn në Instagram, me ç’rast ka shkruar: “Pusho në paqe, kushëri..nuk mund të besoj se vetëm një natë më parë të mbaja në duar”.
“Kurrë s’e mendova se ajo do të ishte hera e fundit që të ndjeja ngrohtësinë e trupit tënd. Të dua përgjithmonë”(sic.), kanë qenë fjalët e saj.
Me këtë rast, Rihanna ka bërë edhe një thirrje për ndërgjegjësim, duke kërkuar që të mos përdoren armët, pasi pikërisht nga një e tillë kishte humbur jetën kushëriri i saj.
Alleyn thuhet të ketë qenë duke ecur pranë shtëpisë së tij, ku në rrethana të dyshimta është qëlluar disa herë me armë nga një i panjohur, me ç’rast ka ngelur pa shenja jete. /Telegrafi/