Rihanna ka bërë daljen e saj të parë zyrtare prej që u bë nënë, teksa ishte në një koncert në mbështetje të partnerit të saj, reperit ASAP Rocky.
RiRi u shfaq të premten në “Wireless Fest” në Londër, duke u endur nëpër turmë e rrethuar me rojet e sigurisë, ndërkohë që Rocky po performonte në skenë.
Ajo dukej paksa e mërzitur, ndonëse fansat nuk ndalonin së brohorituri në emër të yllit të muzikës pop.
Rihanna spotted out for the first time since giving birth in May at Wireless Fest in London. A$AP Rocky is headlining.
pic.twitter.com/6SjjuOrrMf— Rap Alert (@rapalert6) July 1, 2022
Artistja me prejardhje nga Barbados kishte veshur një xhaketë të zezë të fryrë, në qafë mbante një zinxhir kuban, si dhe një palë vathë dhe dollakë të zeza.
Ajo ishte parë fillimisht në Los Angeles duke hipur në një avion privat për në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që duket se e gjithë familja është atje.
Rihanna u bë nënë për herë të parë rreth një muaj më parë, me raportimet e TMZ së lindi më 13 maj në Los Angeles.
Ajo dhe i dashuri i saj mirëpritën një djalë, të cilit akoma nuk ia kanë zbuluar emrin. /Telegrafi/