Rihanna është artistja e parë femër që ka dhjetë këngë që kanë arritur një miliardë transmetime në Spotify.
Këngëtarja 35-vjeçare reagoi për këtë suksese në faqen e saj në Instagram, duke shkruar: “Vajza e keqe miliardere”.
“Pa një album të ri”, tha bukuroshja e lindur në Barbados.
Arritja monumentale pason performancën virale të Rihannas në SuperBowl LVII në pjesën e parë, ku ish-CEO i Fenty zbuloi se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.
Në kohën kur iPods ishin ende një nocion relativisht i ri, Rihanna debutoi në industrinë e muzikës me këngën e saj hit “Pon de Replay”.
2005-ta rezultoi të ishte një vit bujar për manjaten e biznesit, albumi i saj i parw “Music of the Sun”, duke marrë vendin e dhjetë në tabelën e “Billboard Top 200”.
Pa dyshim, një nga këngëtaret më me ndikim të shekullit të 21-të, Rihanna do të vazhdonte të publikonte disa albume pasuese, që thyen rekord.
Albumi i saj i vitit 2012 (i pesti në përgjithësi) “Unapologetic”, ishte i pari qw arriti numwr një në tabelën “Billboard 200”.
Filantropistja e përkushtuar gjithashtu u angazhua në sipërmarrje të shumta biznesi në vazhdën e suksesit të saj muzikor.
Pas publikimit të albumit të saj të gjashtë në 2016, Rihanna themeloi Fenty Beauty në 2017.
Tani i konsideruar si një nga linjat më të mira të kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës në treg, Fenty Beauty përdoret nga 13% e përdoruesve të kozmetikës dhe kozmetikës në Shtetet e Bashkuara, sipas Statista.
Një vit më vonë, këngëtarja e “Diamonds” themeloi biznesin e saj të dytë të suksesshëm, një linjë të brendshme që ajo e quajti “Savage X Fenty”.
Duke pranuar se ajo i bëri shumë presion vetes në të kaluarën për të gjeneruar një tjetër album hit, Rihanna pranon se albumi i saj i ardhshëm, “Thjesht duhet të jetë diçka që ndjehet mirë”. /Telegrafi/