Telegrafi

Rihanna bëhet ambasadore e vendit të saj

Rihanna (Foto: Getty Images)

Rihanna ka marr një titull nderimi që ia ka ndarë qeveria e Barbadosit, ku përfshihet promovimi i edukimit, turizmit dhe investimeve.

Këngëtarja e popullarizuar është shpallur ambasadore nderi e Barbadosit, vendit ku ka lindur dhe është rritur.

Ylli i muzikës pop ka thënë se ndihet shumë krenare pas marrjes së këtij çmimi nga qeveria e vendit të saj të lindjes, transmeton BBC.

Ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë është titulli i këngëtares, emri i plotë i të cilës është Robyn Rihanna Fenty.

Lexo po ashtu Lajmet për Rihannan

“Rihanna ka dashur të madhe ndaj këtij vendi dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe edukimit”.

“Po ashtu, ajo e tregon patriotizmin e saj duke i dhënë shumë këtij vendi dhe vazhdon ta trajtojë ishullin si shtëpinë e saj”, ka thënë kryeministri i Barbadosit në një deklaratë për media.

Rihanna ka lindur Saint Michael të Barbadosit dhe është rritur në kryeqytetin Bridgetown.

Ajo ka jetuar në vendlindje deri në moshën dhjetëvjeçare kur u zbulua nga një producent amerikan, i cili i ndihmoi që të ndërtonte karrierë në SHBA.

Në vitin e kaluar, rruga ku ka lindur është emërtuar ‘Rihanna Drive’ në nder të saj. /Telegrafi/