Telegrafi

Rihanna barazon rekordin e “The Beatles”, synon atë të Mariah Careyt

Rihanna ka barazuar rekordin e grupit legjendar, “The Beatles”, në top-listën amerikane duke kaluar 59 javë në pozitën e parë.

Kënga e saj “Work” ka kaluar javën e tetë në maje të top-listës, “Billboard Hot 100”, duke e bërë bukuroshen nga Barbadosi këngëtaren e dytë më të suksesshme në histori me 59 javë në pozitën e parë.

Këtë pozitë ajo e ndan me grupin “The Beatles”, ndërsa vendin e parë e mban Mariah Carey që ka qëndruar 79 javë në maje të top-listës.

Bashkëpunimi i saj me Draken është bërë po ashtu kënga e dytë më e suksesshme në top-listat amerikane duke mbetur vetëm prapa “We Found Love” të Calvin Harrisit, që kishte kaluar dhjetë javë në pozitën e parë në periudhën 2011-2012.