Site icon Telegrafi

Rihanna aksidentohet me skuter elektrik, fotografohet me të nxira në fytyrë

Rihanna (Foto: Gettyimages/Guliver/DailyMail)

Këngëtarja e njohur amerikane, Rihanna, është parë gjatë ditës së premte me të nxira në fytyrë.

Kjo është vërejtur ndërsa ajo kishte dalë për darkë në Giorgio Baldi në Santa Monica, shkruan Daily Mail.

32-vjeçarja është parë të ulet në anën e pasme të makinës së saj, ndërsa stafi i shërbente asaj një gotë verë të bardhë.

Ajo papritur kishte larguar syzet, ndërsa ekspozonte fytyrën e saj dhe lëshoi dritat brena veturës.

Këngëtarja kishte qenë duke promovuar linjën e saj të re të bukurisë, nga kompania “Fenty Beauty, produkte që kanë të bëjnë se rutinën e lëkurës.

Fituesja e çmimeve Grammy, ndonëse ka tentuar që të fsheh të nxirat në fytyrë, pas aksidentit që kishte pasur.

Një burim në TMZ, kishte treguar se Rihanna kishte qenë në një skuter, ndërsa kishte rënë në tokë me fytyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version