Telegrafi

Rifunksionalizohet aplikacioni që njofton në kohë reale për qarkullimin e autobusëve të Trafikut Urban

Trafiku Urban në Prishtinë ka bërë të ditur se është rikthyer në funksion mobil dhe tani mundë të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së.

Në njoftimin e bërë në Facebook bëhet e ditur se në kohë reale mund të shikohet qarkullimi i autobusëve në linjat e trafikut urban.

“Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mundë të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së.

Për çdo info kontaktoni në numrat e kontaktit: +383 45 10 11 22 dhe ( Viber) +383 44 10 11 23 dhe (  viber) dhe +383 44 10 22 28 dhe ( Viber) Ose në: info@trafikurban-pr.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/