Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se hapësirat e Tulltores po rifunksionalizohen.
Rama ka thënë se me rifunksionalizimin e këtyre hapësirave, po krijohet qendra e parë kreative dhe inovative e ekonomisë së gjelbër, jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Evropën Juglindore.
“Hapësirat e Tulltores po i rifunksionalizojmë, duke e krijuar Qendrën e parë Kreative dhe Inovative të Ekonomisë së Gjelbër, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën Juglindore. Kjo iniciativë do të realizohet nga organizata “Let’s Do it Peja”, në përkrahje të organizatave ndërkombëtare, prej të cilës priten të krijohen qindra vende të reja pune për të rinjtë tanë kryeqytetas”, ka shkruar Rama.
I pari i Prishtinës, tutje ka shtuar se për të nisur ekzekutimin e projektit, fillimisht, ranë dakord që ta centralizojnë zonën duke e kthyer në një park atraktiv dhe të mbipopulluar me bimë autoktone, të cilat shumë prej tyre janë në zhdukje. /Telegrafi/