Site icon Telegrafi

Rifreskoni flokët

Keni nevojë t’i rifreskoni flokët, në mënyrë që t’i mbani ato të shëndetshme, sepse përndryshe ato mund të dëmtohen.

Përdorni balsam rregullisht
Përdoreni në mënyrë të rregullt balsamin gjatë stinës së pranverës. Mungesa e lagështisë në flokë mund t’i bëjë ato të duken të çrregullta. Mos i lejoni flokët të thahen dhe hidratoni ato me balsamin e duhur.

Eliminojeni fundin e ndarë
Këputja e flokëve dhe fundi i ndarë janë problem të zakonshme të flokëve në stinën e pranverës. Ndryshimet e motit mund të ndikojnë në flokun tuaj, kështu që është një ide e mirë të përdorni një shall apo kapelë për t’i mbuluar ato.

Ndryshojeni prerjen
Në pranverë preferohet t’i preni flokët në një formë që do ta ndryshojë pamjen tuaj. Po ashtu, ju në këtë mënyrë do të eliminoni flokët e dëmtuar.

Bëjuni masazh
Bëjani një masazh me vaj ulliri për të ringjallur flokët tuaja. Vaji do ta kthejë pamjen vezulluese dhe butësinë e flokëve tuaj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version