Së bashku me gardërobën, ndërrimi i sezoneve për disa sjell edhe ndryshime në ambientet e shtëpisë
Kërkojmë përshtatje të enterierit me atmosferën e klimës, kështu pranvera sjell detaje ndryshe nga zymtësia e dimrit.
Si ta ndryshoni shtëpinë këtë sezon?
Duhet fillimisht të fokusoheni tek ngjyrat.
Largimi nga grija apo kafja e errët është hapi i parë drejt një zgjedhje të zgjuar.
Ndriçimi është një faktor kyç për sjelljen e pranverës në shtëpi, e këtu nuk po flasim për abazhurët, por për dritën natyrale. Nga ana tjetër, duhet të mendoni të luani me detajet, si për shembull: kombinimin e ngjyrës së jastëkëve.
Këto dhe shumë të tjera do t’ju ndihmojnë të ndryshoni shumëçka, me vetëm pak mundim.
Ja se çfarë duhet të bëni!