Telegrafi

Riformatimi prek vetëm dy-tri ministri

Një burim i gazetës “Koha Ditore”, brenda PDK-së ka treguar të martën se Kabineti qeveritar nuk do të pësojë ndonjë ndryshim pa u përmbyllur cikli i dialogut politik për veriun e Kosovës, që pritet të ndodhë në javën e parë të prillit. Ai ka treguar edhe për ndryshimet që nuk do të jenë “dramatike”.

Do të jenë dy ose tri ndryshime. Këtë e ka arsyetuar me faktin se pak njerëz ka që janë të interesuar të bëhen ministra për një periudhë rreth 1-vjeçare, kur edhe përfundon mandati i rregullt i kabinetit Thaçi II. /Telegrafi/