Telegrafi

Riformatimi i Qeverisë, këtë javë

I bindur për këtë është shprehur të hënën lideri i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, partia e të cilit pritet ta udhëheq ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, shkruan “Tribuna”.

“Ne jemi duke pritur që këto ditë, pra në këtë javë, të finalizohet marrëveshja. Ka pasur shtyrje për shkak të angazhimeve të kryeministrit, por tani kjo javë është vendimtare për ta përmbyllur këtë çështje”, ka thënë për "Tribunën" Pacolli.

Ai për dy ditë ka qëndruar bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi në Nju-Jork ku morën pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mirëpo për çështjen e koalicionit ka thënë të mos kenë diskutuar atje.

Pacolli ka mohuar se partnerët e koalicionit kanë krizë ashtu sikur ka përjashtuar mundësinë për ndonjë dalje të mundshme të AKR-së nga Qeveria vetëm për shkak të vonesave në riformatimin e Qeverisë. /Telegrafi/